Tirana përzgjidhet si ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025’, Veliaj: Do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në mesdhe

20 Dhjetor 2023, 14:58| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 13:38

  • Share

Pas titujve si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Qyteti Europian i Sportit, Tirana eshte shpallur edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut per vitin 2025.

Lajmin e mire e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin per titullin e ri qe do te mbaje kryeqyteti i shqiptareve.

“Hej grupi, jemi shumë të gëzuar në Bashkinë e Tiranës. Sapo kemi marrë lajmin që Tirana është fituese për titullin "Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut" për 2025.

Mbas Vitit të Rinisë dhe Vitit të Sportit, në vitin 2024 do të presim B40, që është shoqata më e madhe e bashkive në rajon, ku Tirana mban Presidencën, do të bëhemi gati për një super vit 2025, ku Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe. I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë. Forca dhe gëzuar. Urime të gjithëve!” shprehet Veliaj.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piana: 20/12/2023 16:13

    Po ku e ke Kulturën o Demagogu ynë?!..po çfarë do u tregosh...Kaosin Rrugor e Urbanistik...do bëje Biblioteka e Teatri te ish Garda..?..Bëj Thestro e Lulishte..Mbill pemë me Agronomi e me Largpamësi..!Mbillet me Pemë Mesdhetare gjithë Digën e Liqenit..me Dekor Lulesh...e bëje Lulishte e Fidanishte Pemësh gjithë Hapsirën poshtë Digës...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?