Kultura

Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’, kryeministri Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës në dy sheshe! (VIDEO)

21 Mars, 09:04| Përditesimi: 21 Mars, 09:32

  • Share

Tiranë- Java e fundit e muajit mars përkon edhe me një event të rëndësishëm kulturoro-sportiv në Tiranë.

Bëhet fjalë për “Automotive Fair Albania”, e cila do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri.

Aktiviteti si përvit do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet, ku do parakalojnë mjete të markave nga më të njohura.

Vetë kryeministri Edi Rama e hodhi me një video-postim lajmin mëngjesin e sotëm (21 mars) në profilin e tij në Facebook, duke i ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e “adrenalinës”.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë ftesë për t’u bërë pjesë e adrenalinës së AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA, më 27-30 Mars te Sheshi “Nënë Tereza” dhe Sheshi “Italia” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Një aktivitet ky që mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ajo e Infrastrukturës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?