Tirana ‘pushtohet’ nga turistë të huaj: Vend shumë i bukur, njerëzit shumë miqësor

27 Maj 2023, 20:51| Përditesimi: 27 Maj 2023, 22:08

  • Share

Ngado të hedhësh sytë në “Sheshin Skëndërbe”, shikon grupe turistësh nga e gjithë bota, të cilët shikojnë dhe mësojnë mbi historinë shqiptare.  Në Tiranë ata kalojnë vetëm një ditë të pushimeve të tyre, për tu zhvendosur më pas në vende të tjera të Shqipërisë.

Deti, mali ushqimi por edhe ngrohtësia që marrin nga shqiptarët, i bën ato që të jua sugjerojnë vendin tonë edhe miqve të tyre.

“Vij nga Gjermania. Donim të përjetonim eksperiencën e një vendi të ri. Njerëzit që takuam ishin shumë miqësor. Na pëlqen moti, arkitektura. Do të qëndrojmë një javë. Do të nisemi për Ksamil dhe më pas në Berat”, tha një Turiste.

“Zgjodhëm këtë vend se kisha parë shumë për të në Instagram. Jemi shumë të lumtur me udhëtimin që ne po bëjmë”, tregoi një tjetër.

“Jemi të dy nga Belgjika. Shkuam në parkun kombëtar të Thethit në Veri, jemi të mahnitur sesa e bukur është natyra këtu dhe ujëvarat. Kemi qenë edhe në plazhet e jugut”, tha një tjetër.

“Jam nga Majlazia. Shqiptarët janë shumë të këndshëm dhe në rrugë të përshëndesin. Jo si shumë shtete në Evropë që kalojnë dhe reagimi i tyre është shumë i keq. Do jua sugjeroja miqve të mi të vijnë këtu”, tha një turiste tjetër.

Eksperti i fushës Riges Beqiri, thotë se turistët e zgjedhin Shqipërinë pasi është një destinacion i ri turistik, por dhe për ofertat mjaft ekonomike krahasuar me vende të tjera të Evropës.

“Shqipëria është dhe një destinacion i ri, ende i pa zbuluar. E mira që Shqipëria ofron është se i ofron të gjitha llojet e turizmit. Mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri qëndron 4 ditë. Ikin me një përshtypje jashtëzakonisht shumë të mirë sepse vijnë me një përshtypje të ulët”, tha eksperti i turizmit, Riges Beqiri.

Sipas INSTAT, në 4 muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 1.7 milion turistë të huaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?