Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar mesazhin e urimit të ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit 2023.
Në këtë video, Gianni De Biasi përgëzon Tiranën për këtë arritje, teksa thekson se sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme.
“Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qënurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, thotë De Biasi në video.
Mesazhi i urimit të ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare⚽️, Gianni De Biasi, për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit 2023 ????.
— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) February 15, 2023
Faleminderit dhe të presim të na bashkohesh në eventet sportive????! pic.twitter.com/1mbsddlQ6l