Klubi i Tiranës ka reaguar në faqen zyrtare lidhur me aktet e tifozëve që dëmtuan stadiumin Air Albania në ndeshjen me Kukësin. Klubi bardheblu dënon këtë ngjarje dhe thotë se mbështet iniciativën e federatës për të denoncuar individët. Më tej Tirana, ekipi që dje mposhti Kukësin me përmbysje, thotë se këta individë nuk e meritojnë të jenë pjesë e bardhevluve.
Reagimi i KF Tiranës
Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër aktet vandale të disa individëve mes tifozëve të Tiranës që kanë dëmtuar dje një numër të madh stolash në stadiumin “Air Albania”.
Tifozeria bardheblu është pa diskutim një nga asetet më të çmuara që kryeqyteti ka, por të tilla akte dëmtojnë imazhin, klubin, impiantin modern ku po punojmë që futbolli të jetë një festë dhe çdo ditë e më tepër familjarë.
KF Tirana mbështet nismën ligjore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të denoncuar pranë Policisë së Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin. Materialet filmike do të dënojnë personat përgjegjes për këto shfaqje të shëmtuara, të cilat nuk kanë ndodhur dje për herë të parë, por në të gjitha ndeshjet e fundit në “Air Albania”.
Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu ti bashkohen kësaj nisme që i shërben qytetarisë dhe futbollit. Jo vetëm në “Air Albania” por në çdo stadium, aktet vandale nga individë të caktuar nuk meritojne të jenë pjesë e tifozerisë së mrekullueshme bardheblu.
Lajmi kryesor:
Shkatërrohen stolat në 'Air Albania', policia: FSHF nuk bashkëpunon! Tirana dhe Kukësi distancohen! Rama: Burg për katërkëmbëshat
Ne.k./ReportTv.al
Shisni biletat me kartë identiteti dhe numër stoli, me kaq punë e mbaruar..
PërgjigjuKujt ja ndertuan kete stadium madheshtor qe edhe ne enderr s'e kemi pare.
Përgjigju