Foto ilustruese

Sociale

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori, ja sa shënoi termometri

13 Gusht, 16:59| Përditesimi: 13 Gusht, 17:03

  • Share

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani.

Të hënën më 11 gusht 2025, termometri shënoi temperaturën 43.6 gradë Celsius.

Edhe në Durrës u shënua temperaturë e lartë, 42.4 gradë Celsius.

Për shkak të këtyre temperaturave jo tipike për vendin tonë, por që janë rrymat e nxehta afrikane, Shqipëria po digjet nga zjarret anembanë vendit prej disa ditësh, ku situata më alarmante është në jug.

Nga zjarret në vendin tonë është regjistruar një viktimë, në zonën e Gramshit, të martën.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?