Albi Doka

Tirana rikthen në shtëpi Albi Dokën, projektohen Hoxhallari dhe Batha

19 Qershor 2023, 10:42| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 16:39

  • Share

Albi Doka është zyrtarisht futbollit i Tiranës në Superligë për tre sezonet që vijnë. Pas tre vitesh emigrim në Kroaci dhe Hungari, mbrojtësi i djathtë është rikthyer në shtëpi. Me një video prezantuese, Doka tregon se është rikthyer në shtëpi. 25-vjeçari kishte kontratë me Honved në Hungari, teksa pas rrëzimit të këtij ekipi në Ligën e Dytë, edhe në bazë të rregullave të Federatës, nuk lejohen shumë lojtarë me shtetësi të huaj.

Kësisoj Doka ka gjetur akordin dhe është rikthyer te Tirana, aty ku në gushtin e 2020 e mbylli si kampion. Tanimë pas tre vitesh jashtë vendit dhe shtatë ndeshjeve me Kombëtaren A, Doka do marrë rolin në krahun e djathtë të mbrojtjes për të zëvendësuar të larguarin Toshevski.

I dalë nga moshat e Tiranës, Doka në 2017 u bashkua me ekipin e parë për të zhvilluar tre sezone të mira dhe fituar dy trofe me bardheblutë. Pas eksperiencës me HNK Gorica dhe Honved, Doka rikthehet në Superligë. Bardheblutë janë në negociata edhe për rikthimin e ish-kapitenëve Batha dhe Hoxhallari.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?