KF Tirana

Sport

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

23 Dhjetor 2024, 09:29| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 09:31

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli të diel raundin e 19-të ose të fundit për këtë vit 2024. Futbolli elitar në Shqipëri do rikthehet fundjavën e 11-12 janarit 2025, ndërsa shumë klube janë me problematika.

Ndër emrat që kanë bërë 19 javë jo në nivelin e duhur është edhe Tirana. Klubi më i titulluar në vend u mposht nga Laçi dhe tanimë e gjen veten në pozitën e tetë me 18 pikë, duke qenë në zonën play-off. Një dështim për ekipin që u ndryshua thuajse totalisht në verë me elementë të rinj.

Kjo formë jo e mirë dhe problematika me pagat kanë bërë që pesë nga emrat e skuadrës aktuale të jenë me "valixhe në duar". Arhan Isuf, Florjan Përgjoni, Admir Bajrovic, Mahmadou Dembele, Walid Jarmouni kanë oferta nga klube të tjera dhe largimi i tyre mund të jetë një tjetër goditje për ekipin e drejtuar nga Gugash Magani.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?