Bledi Shkëmbi

Sport

Tirana rrezikon mbijetesën, Shkëmbi para Egnatias: 'Lufta' vijon, kundërshtari me lojtarë që bëjnë diferencën

14 Mars, 16:05| Përditesimi: 14 Mars, 16:06

  • Share


Egnatia - Tirana është një nga sfidat e raundit të 30-të në Superligë. Ndeshja merr jetë të shtunën e 15 marsit në orën 18:00 në "Egnatia Arena" të Rrogozhinës.

Sfida është komentuar edhe nga trajneri Bledi Shkëmbi i Tiranës, që motivoi të tijtë duke thënë se "lufta" për të arritur objektivin minimal vijon. Korçari u ndal edhe te dëmtimi i Abah dhe Rafa.

Sa i takon rivalëve, Shkëmbi vlerësoi Egnatian dhe tha se kanë elementë që bëjnë diferencën.

“Në fakt mund ta quajmë pozitiv barazimin, 'lufta' vijon, këtë javë kemi një kundërshtar të fortë, me një skuadër që nuk ka prishur atë që po ndërton dhe për mënyrën si luan, kërkon respektin maksimal.

Jemi përgatitur, shpresojmë shumë që të kemi edhe fatin me vete. Në fakt kemi probleme fizike, vijon Abah dhe Rafa, sot është stërvitja e fundit për të parë kush mundet dhe kush jo, e kam thënë shumë herë që nuk duhet të ketë justifikim, atyre që iu jepet mundësia të japin maksimumin.

E kam thënë gjithmonë që ka presion, ndryshojnë objektivat, është te të dyja skuadrat, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatën ku jemi. Egnatia është më e qetë, lufton për vendin e parë, i falen dhe gabimet, ne nuk e kemi atë luks dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar.

Tirana duhet të jetë më e përqëndruar se në çdo ndeshje, në të dyja fazat e lojës, te rastet që krijojmë, te rastet që mbrojmë duhet të jemi të përqëndruar pasi Egnatia ka lojtarë që bëjnë diferencën dhe të ndëshkojnë nga momenti në moment”, tha Bledi Shkëmbi për mediat.

Me 53 pikë Egnatia kryeson Superligën, ndërsa Tirana me 30 pikë ndodhet në pozitën e tetë dhe rrezikon qëndrimin në elitë.


Lajmi kryesor:

Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?