Tirana - Partizani

Sport

Tirana shkon e ‘gjymtuar’ në ‘Arenën e Demave’, katër mungesa për bardheblutë në derbi

6 Shkurt, 15:06| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:29

  • Share

Partizani dhe Tirana luajnë të diel në orën 13:30 në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet në derbin që përkon me javën e 24-t të Superligës. Për herë të parë në histori kjo sfidë do luhet në një stadium me kapacitet prej afro pesë mijë tifozësh dhe në një fushë me bar artificial.

Si të mos mjaftonin gjithë hallet e Tiranës, tanimë derbi do luhet në kushte jo të zakonshme dhe Bledi Shkëmbi sheh katër dëmtime. Ismajli dhe Haxhiu janë jashtë, teksa edhe Gjumsi do jetë mungesë e sigurt. Veç tyre edhe Marku ka një problem në abdominale.

Skuadra duhet të ruhet edhe nga kartonët, pasi nëse Ndreca, Përgjoni, Meta dhe Prengaj ndëshkohen me karton të verdhë humbasin takimin tjetër, atë me Skënderbeun në shtëpi. Kujtojmë që Tirana ka 2 vite e 4 muaj pa fituar kundër Partizanit.

Bardheblutë pas javës së 23-të grumbullojnë vetëm 22 pikë dhe gjenden në vendin e nëntë në renditje (parafundit), duke qenë në zonën e ftohtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?