Tirana po shndrin në prag të vigjiljeve të Krishtilindjeve! Sipas traditës, qytetarët kanë mbërritur në shesh, aty ku të gjithë së bashku nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre.
Me një mesazh të fortë aq sa edhe simbolik, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj çeli mbrëmjen festive të koncertit në kryeqytet.
Nën tingujt e muzikës tipike të festave të fundvitit, me slita, babagjysh e drita shumëngjyrëshe, Tirana sot u vesh me ngrohtësinë e familjeve, të moshuarve e fëmijëve që festojnë.
Duke e konsideruar metropolin me arritjet e fundit si të jashtëzakonshëm, Veliaj u ndal edhe tek sfidat. Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri thirrje se së bashku, me altruizëm e dashamirësi për të tjerët mund të kapërcejmë çdo gjë!
“Jemi popull që kemi njëri-tjetrin, sepse aseti që kemi në këtë qytet nuk janë pllakat as rrugët, por njerëzit! Ndaj përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju!”- tha kryebashkiaku Veliaj.
Kështu vijoi edhe koncerti, ku të parët që rrëmbyen skenën ishin këngëtarët, për të përcjellë kështu tingujt e hareshëm të festave të fundvitit.
Lajmi kryesor:
Festohet Lindja e Krishtit, atmosferë festive në vend! Mbahet mesha në Katedralen 'Shën Pali', besimtarët luten për mbarësi: Zoti ju ndihmoftë (VIDEO)
G.MO//ReportTv.al