Momente gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana (0:1)

Tirana shtang Kukësin dhe gëzon Partizanin, Luftëtari dhe Flamurtari ndajnë pikët

10 Shkurt 2019, 17:26| Përditesimi: 11 Shkurt 2019, 08:10

  • Share

Tirana ka vijuar formën e mirë që po kalon pasi sot ka shtangur Kukësin në kampionat duke e mposhtur minimalisht 0-1. Në Kamëz pritej fitorja e verilindorëve të cilët synojnë të kapin Partizanin kryesues, por gjatë pjesës së parë dhe të dytë verilindorët shpërdoruan disa raste, diçka të cilën nuk e bëri Tirana.

Autori I golit me vlerë tre pikët për bardheblutë ishte Albi Doka, I cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 86 pas një këmbëngulje të gjatë të ekipit. Një rezultat që I jep një goditje të fortë Kukësit, që tani është -8 pikë nga Partizani, ndërkohë që Tirana largohet gjithmonë e më shumë nga zona e rrezikut. Ndërkohë takimi tjetër i zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Flamurtarit ka përfunduar me shifrat e bardha 0-0. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?