Tirana s’ka mjaftueshëm çerdhe dhe kopshte publike! Nënkryetarja e PL: Do të kërkojmë transparencë mbi fondet për arsimin

15 Qershor 2023, 13:56| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 14:25

  • Share

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi, akuzoi bashkinë e Tiranës se nuk ka mjaftueshëm çerdhe dhe kopshte publike për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve në kryeqytet.

Nisur nga kjo problematikë nënkryetarja e Partisë së Lirisë tha se regjistrimi i fëmijëve në kopshte dhe çerdhe është kthyer në një proces me shumë peripeci.

“Muaji Qershor është muaji i dhimbjes së kokës për të gjitha ato familje e prindër, që duhet të vrapojnë dhe të kalojnë peripecitë për të regjistruar fëmijët në çerdhet dhe kopshtet shtetërore”, tha Floida Kërpaçi.

Tutje, Kërpaçi tha se për pos mungesës dhe vështirësive për të siguruar regjistrimin e fëmijëve në kopësht ose çerdhe, prindërve u duhet të përballen edhe me sjellje aspak të zakonshme të administratës së bashkisë  së kryeqytetit.

“I japim zë përmes këtij komunikimi publik zërave të shumë familjarëve për burokracitë dhe sjelljet klienteliste të administratës së Bashkisë Tiranë, të cilat, në vend që t'ja bëjnë sa më të lehtë prindërve aksesin në këto institucioneve, në shumicën e rasteve kanë një sjellje krejt tjetër”, u shpreh  Nënkryetare e Partisë së Lirisë.

“Me nisjen e punës së këshillit të ri bashkiak, ne do të kërkojmë transparencë të plotë për menaxhimin e fondeve publike nga Bashkia Tiranë që kanë shkuar për arsimin”, tha Kërpaçi.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?