Tirana sociale, Muharemi: Nga 3500 familje, 423 prej tyre kanë nevojë për rikonstruksion total banese! Drejt përfundimit puna për 25 shtëpi

17 Janar, 22:33| Përditesimi: 18 Janar, 12:27

  • Share

Alfred Muharemi, Drejtor Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror për qarkun e Tiranës ka qenë i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj ku ka folur lidhur me një program social të ndërmarrë për rikonstruktimin e banesave të familjeve në nevojë.

Ai tha se deri më tani, 25 familje kanë përfituar nga ky fond i mbështetur nga Organizata "Miresi per Boten" dhe se brenda 4 apo 5 muajve të ardhshëm do të jetë përfunduar rikonstruksioni për banesat ku jetojnë kryesisht të moshuar të vetmuar apo persona me aftësi të kufizuara.

“Në qarkun e Tiranës kemi rreth 3500 familje në nevojë. Është bërë një punë shumë e madhe nga qeveria dhe bashkia, që nga trefishimi i ndihmës sociale, ofrimi i shërbimeve të munguara si dhe programet e nxitjes së punësimit. Është një fond i çelur, të gjithë bashkitë në këtë qark po japin mbështetjen e tyre. Do kemi familje që do kenë kushte edhe më të mira të jetesës. Të 25-të familjet në nevojë janë kryesisht kryefamiljarë. Ky projekt ka një afat kohe rreth 9 muaj, aktualisht janë në proces përfundimi 3 shtëpi. Një shtëpi është përuruar në festat e fundvitit dhe besoj se brenda një afati 4-5 mujor të të gjithë familjet të përfshira në këtë program, do kënë banesën e tyre të rikonstruktuar dhe modeluar totalisht sipas kushteve më optimale”- tha Muharemi.

Duke folur me shifra, si tha se nga 3500 familje në total që janë në nevojë në qarkun e Tiranës, 423 prej tyre kanë nevojë për rikonstruksion total të banesës.

“Në 3500 familje në nevojë, rreth 423 familje kanë nevojë për rikonstruksion total të banesës. Mbi 4 mijë familje në Tiranë marrin bonusin e strehimit, që u subvencionohet qiraja”- shtoi Muharemi.

Teksa foli për mënyrën sesi familjet në nevojë mund të përfitojnë nga ky progam, Muharemi tha se Ministria e Financave ka krijuar një fond me 320 milionë lekë të reja ku përfshihet strehimi social si dhe përmirësimi i kushteve të banesës për familjet në nevojë.

"Pjesa e strehimit nuk është shumë në fushën e vepritmtarisë timen si drejtori por me hyrjen time si drejtor në qarkun e Tiranës, po punoj me 5 bashkitë me thirrjen më të fundit të çelur nga ministria e Financave me 320 milionë lekë të reja ku përfshihet programi i strehimit social i përfshirë në disa fusha, banesa sociale me qira që bashktië aplikojnë dhe e përfitojnë, pika e dytë është kjo që ne po bëjmë përmirësimi i kushteve të banesës për familjet në nevojë të pamundura për ta realizuar diçka të tillë ekonomikisht”- u shpreh Muharemi.

Ndërsa Mohummed Umar Hanif Sayed, Kryetar i Bordit Drejtues, Organizata Globale "Miresi per Boten" tha se organizata që përfaqëson kishte vendosur të kontribuojë në Shqipëri për uljen e varfërisë, duke theksuar se këtë gjë mund ta bëjë çdokush duke dhënë kontribute sado modeste.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?