Regi Lushkja

Tirana 'sparkatë' Partizanit, kampionët e Shqipërisë rikthejnë në Superligë Regi Lushkjan

9 Janar 2023, 22:23| Përditesimi: 9 Janar 2023, 22:24

  • Share

Regi Lushkja pritet të prezantohet nesër nga Tirana dhe të rikthehet në Superligë. Kampionët e Shqipërisë në fuqi kanë parakaluar Partizanin dhe kanë bindur kavajasin që të firmosë me bardheblutë. Oversport njofton se nesër Lushkja do dalë në stërvitje dhe do jetë nën urdhërat e Orges Shehit.

26-vjeçari shkëlqeu te Laçi dhe në janarin e 2022 u bashkua me Sheriff Tiraspol në Moldavi, aty ku kaloi një sezon. Vetëm sot moldavët zyrtarizuan largimin e Lushkjas që është lojtar i lirë në treg.

Tanimë Tirana bashkon në Superligë Deliun dhe Lushkjan, dyshen fantastike të sezoneve më parë te Laçi. Mesfusha bardheblu duket e "blinduar" tanimë, me kampionët e vendit që kërkojnë të mbajnë trofeun.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?