Sport

VIDEO/ Tirana s'reziston ndaj Besiktasit në Stamboll, pak shpresa për ndeshjen e kthimit

27 Korrik 2023, 21:56| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 22:06

  • Share

Tirana është mundur 3-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League nga gjigandët turq të Besiktas. Besiktas realizoi dy herë në pjesën e parë me Bulut dhe Muleka, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës turqit ulën ritmin.

Nga kjo përfituan të besuarit e Orges Shehit të cilët shkurtuan diferencën në minutën e 83 nga Kaina. Mirëpo në vijim Besiktas u rizgjua dhe vulosi rezultatin me Kiliscoy në minutat shtesë, duke marrë një fitore që i jep shumë bonus për ndeshjen e kthimit.

Më 3 gusht Tirana do të presë Besiktas në Air Albania.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?