Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, shkak problemet me financat

20 Shtator 2018, 19:15| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 20:08

  • Share

Klub Basketboll Tirana nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike për shkak të mungesës së financave. Ky do të ishte viti I tretë radhazi për bardheblutë në këtë kompeticion, por arsye ekonomike dhe jo sportive e pamundësojnë përfaqësimin e tyre.

Lajmi është bërë I ditur nga Shoqata e Basketbollit Tirana që shkruan se së fundmi është përpjekur shumë për të siguruar fondet e nevojshme, por ka qenë e pamundur. Letra e drejtuar mediave është firmosur nga Angelo Koleka, presidenti I kësaj shoqate.

Letra e shoqatës së basketbollit Tirana

Një fakt i dhimbshëm që vjen si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj këtij sporti si nga ana e shtetit, por ashtu edhe e sponsorëve. Tirana është kampione në fuqi e vendit, por edhe fituese e Superkupës. Pavarësisht këtij lajmi të hidhur ata sigurojnë se objektivat e tyre nuk do të ndryshojnë.

Për sezonin e ri angazhimi dhe përkushtimi do të jetë si më parë, deklaron klubi I Tiranës, që vë theksin te fitimi I titullit kampion edhe për sezonin e ardhshëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?