Tirana tre ditë qendër e turizmit europian, për herë të parë organizohet një mbledhje e Organizatës Botërore të Turizmit

7 Prill, 14:34| Përditesimi: 7 Prill, 14:41

  • Share

Nga data 7 deri më 9 prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për fushën e turizmit, por edhe si një  organizim i nivelit të lartë të UNWTO që mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Përmes një videospoti, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro është shprehur se një ngjarje e tillë do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm.

"Ditë të mbarë me entuziazmin dhe ndjesitë e  Shqipërisë Turisitike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen sot delegacioneve të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit që e kthen Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë",- shkruan Kumbaro.

Pasditen e kësaj të diele pritet mbërritja e delegacioneve të UNWTO përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive e UN Tourism Natalia Bayona si dhe ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.

Sipas agjendës së bërë publike, ditën e hënë më 8 prill do të mbahet mbledhja të 70-të të Komisionit për Evropën të UNWTO, ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe Kumbaro.

Më date 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm me tre panele diskutimi, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania.”

Një ditë më parë Kumbaro bëri publike shifrat e vizitorëve të huaj për muajin mars, duke nënvizuar se ky muaj shënoi një rekord të ri në flukset hyrëse prej 1.7 milionë turistësh të huaj.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?