Kristal Abazaj me Tiranën

Tirana tronditet ditën e fundit të janarit, afrimi i bujshëm i merkatos dëmtohet rëndë

31 Janar 2023, 18:45
  • Share

Afrimi i bujshëm i Tiranës në merkaton e janarit, Kristal Abazaj ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe pritet që të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj.

Tropojani ka alarmuar bardheblutë në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, teksa ka udhëtuar drejt Kroacisë për një mjekim më të specializuar. Sipas Supersport, sulmuesi anësor ka carë meniskun e njërit gju dhe rikuperimi kërkon kohë. I prezantuar vetëm disa ditë më parë, Abazaj ka luajtur në dy nga duelet e Superligës.

Përballja e fundit me Kukësin në transfertë (2-0) ka qenë jo e duhura për Abazajn, me sulmuesin që u dëmtua. Bardheblutë firmosën për një vit e gjysmë me sulmuesin, që tanimë do jetë jashtë për të paktën një muaj. Kujtojmë se Abazaj ishte rikuperuar kohët e fundit nga një dëmtim me ish-skuadrën, Istanbulspor në Turqi.

Kristal Abazaj

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?