Tirana

Tirana vishet me 'fytyrën' e festave/ Veliaj: Prisni, sapo kemi filluar

23 Nëntor 2019, 21:36| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 21:54

  • Share

TIRANE- Tirana ka marrë një fytyrë të re përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit. Sheshi Skëndërbej është veshur nga dritat  e festës, ndërsa numri 2020 i kujton të gjithëve se jemi në prag të ndërrimit të viteve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar edhe disa foto nga atmosfera festive ndërsa paralajmëron se ka akoma surpriza.

"Festat e fundvitit po afrojnë! Tirana ka nisur zbukurimet e dekoret me surpriza të reja për 2020. Prisni - prisni!  Vetëm sapo kemi filluar...", shkruan Veliaj.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?