TIRANË- Kryeqyteti u “vesh” sot me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, dhjetëra anëtarë të komunitetit LGBTQI mbajtën “Paradën e krenarisë” si çdo vit.
Gjatë marshimit aktivistët bënë një ndalesë në kryeministri dhe pasi mbuluan shkallët e ndërtesës me flamurin e LGBTI, aktivistja e njohur e të drejtave të komunitetit, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të bashkohej me ta. Sipas saj ai nuk e ka mbështetur mjaftueshëm këtë komunitet në 10 vitet e fundit që është aktiv në vendin tonë. Karaj më herët tha se komunitetin e LGBTQI-së nuk e ndalon dot asnjë pushtet.
Me flamurin e LGBTQI në duar, e pranishme në “Paradën e Krenarisë” ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kimk, si dhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad. Nga parada nuk mund të mungonte as Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.
Parada e parë e Krenarisë u organizua nga Brenda Howard, një aktiviste biseksuale, në qytetin e Nju Jorkut më 28 qershor 1970. Marshimi i parë u quajt Marshi i Ditës së Çlirimit të Rrugës Christopher (i cili është emri i rrugës në të cilën ndodhet Stonewall Inn) dhe ngjarja kishte një element festimi dhe proteste. Howard organizoi një ngjarje tjetër vitin e ardhshëm në 1971, dhe së shpejti paradat e Krenarisë u krijuan në të gjithë botën.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda tha se Shqipëria ka bërë përparime për të gjithanshme për sa i përket komunitetit të LGBTQI.
Duke folur për mikrofonin e Report Tv Gajda shprehu një hezitim për sa i përket birësimit nga çiftet homoseksuale, ndërsa shto se është pro bashkëjetesës.
“Ky është një manifestim siç bëjnë shumë grupe shoqërore për të drejtat e tyre. Edhe ky komunitet manifeston duke kërkuar drejtat e tyre. Është një ditë e cila kërkon që jo vetëm personat LGBTI, të jenë pjesë sepse fundja të drejtat e njeriut janë të të gjithëve.
Shqipëria ka bërë përparime të gjithanshme si në legjislacion, në njohjen nëpërmjet konventave, por edhe në institucionet publike që janë më të hapura ndaj këtij komuniteti, por edhe në shoqëri ka pasur përmirësim për ti pranuar. Shoqëria shqiptare e toleron në një mënyrë normale edhe manifestimin, dhe janë duke u pranuar gradualisht edhe mes tyre.
Numri i ankesave është në rritje, kjo do të thotë se LGBTI ekspozojnë shkeljen e të drejtave të tyre nëpër institucionet publike. Të mos diskriminohen njerëzit për asnjë shkak qoftë për bindje fetare, bindje politike apo për orientimin e tyre seksual.
Mendoj që sidomos në shoqëri që realizimi i disa të drejtave ka rezistencë, kjo duhet të vij në mënyrë graduale dhe jo në mënyrë të sforcuar. Edhe në vendet e Evropës ndryshimet kanë qenë graduale, duhet të ketë informim, komunikim në vetvete, duke i parë të drejtat për të gjithë shoqërinë. Me dialog dhe komunikim pozitiv që janë të shëndosha të mund të pretendohet arritja graduale e të drejtave për të gjithë komunitetin.
Çështja e birësimit ka disa dimensione. Nuk do të thosha që të shkohej direkt në birësim, unë do isha pro njohjes së bashkëjetesës. Ky do të ishte një hap i mirë fillimisht, Kushtetuta e lejon këtë hapësirë, konventa e të drejtave të njeriut e lejon këtë hapësirë dhe legjislacioni duhet ta lejoj.”, tha ai.
Në “Paradën e Krenarisë” e cika u mbajt ditën e sotme në Tiranë ishte edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad e cila dha mesazhin e saj për Report Tv.
“Mesazhi im për sot është që të gjithë qytetarët kanë të drejtën të jenë si duan ato të jenë. Dashuria është për të gjithë.”, tha ajo.
Aktivistët e komunitetit mbuluan shkallët e kryeministrisë me flamurin e tyre. Aktivistja e njohur, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të shkollë në marshim dhe t’i mbështesë.
“Kemi 10 vite që bëjmë parada dhe nuk ka ardhur asnjëherë. Asnjëherë s’ka thënë që është mbështetës i komunitetit LGBTI.”, tha ajo.
Në paradën e krenarisë me flamurin plot ngjyra është shfaqur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Krah saj është edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad.
Shume mbrapa ka ngelur Shqiperia ne kete drejtim. Martesat LGBT duhet te ishin ligjeruar 10 vjet perpara.
PërgjigjuMe ne fund pak civilizim edhe tek ne,dashuria nuk duhet kurre paragjykuar
Përgjigju