Tirana nën petkun e dëborës! 2021-shi ndryshe, 'Shën Valentin' i bardhë

14 Shkurt 2021, 16:50| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 17:07

  • Share

Pas katër vitesh kryeqyteti është zgjuar nën petkun e bardhë të dëborës. Që në orët e para të mëngjesit fëmijë e të rritur kanë dal jashtë për të luajtur në dëborë.

Unë po ndjehem shumë e gëzuar dhe dua të rri vetëm në borë nuk dua të shkoj në shtëpi. Më pëlqen bora sepse është edhe e bardhë dhe e bardha është edhe ngjyra ime e preferuar. Tani do shkoj në shtëpi, do vij prap, do bëjmë disa foto familjare në borë dhe pastaj do luajm.

Dhe vet jam nga Korca dhe nuk kam parë dëborë më të bukur se një destinacion turistik si Korca që bie shumë dëborë. Po me duket sikur jam në Korcë dhe jo në Tiranë. Sot jam shumë i mrekulluar.

U ndjeva shumë e habitur sepse është shumë fantastike kur je në borë”, u shprehën disa fëmijë.

Pamja që të ofron kryeqyteti pas katër vitesh është bukur.

Shumë bardhësi e bukur. Edhe koha është e ngrohtë nuk është ftohtë. E hoqëm pak mendjen nga bora dhe sikur më mirë”, thanë disa qytetarë.

Dëbora që zbardhi gjithë Shqipërinë përkon me 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit, duke ju ofruar të dashuruarve një panoramë krejt ndryshe.

Reshjet e dëborës nisën mbrëmë dhe vazhduan edhe ditën. Një mot i tillë në Tiranë, pa dëme,  ndihmoi qytetarët që për disa momente të harroheshin nën lojra, duke lënë pas shqetësimet e pandemisë, që thuajse prej një viti ka mbërthyer vendin tonë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?