Vllaznia 1-0 AF Elbasani, skuadra shkodrane

Sport

Tirana 'zhyt' në krizë Partizanin, Vllaznia dhe Egnatia kryesojnë Superligën! Priten dy shkarkime trajnerësh (Rezultatet)

6 Tetor, 10:30| Përditesimi: 6 Tetor, 10:35

  • Share

Java e 6-të e Superligës u mbyll mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Teuta - Bylis. Durrsakët fituan në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0, falë golit vendimtar të Daniel Wotlai. Po dje, Egnatia mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Vorën në Laç me rezultatin minimal 0-1.

Me të njëjtin rezultat, 1-0, triumfoi edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e dytë.

Dinamo mposhti Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, ndërsa Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 0-3 në “Air Albania”.

Pritet që Flamurtari dhe Partizani të marrin masa ekstreme, ndërsa mund të zyrtarizohen shkarkimet e trajnerëve respektivë, Garlos Garcia dhe Mladen Milinkovic.

Pas humbjes në derbin kundër Tiranës, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen.

Superliga, raundi 6-të:

Teuta 1-0 Bylis

Vora 0-1 Egnatia

Vllaznia 1-0 AF Elbasani

Dinamo 2-0 Flamurtari

Partizani 0-3 Tirana

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?