Sport
Top 24

Tirana ‘zhytet’ nga Laçi në kryeqytet, Teuta rikthehet te fitoret

7 Tetor 2018, 19:48| Përditesimi: 7 Tetor 2018, 19:49

  • Share

Tirana është rikthyer shumë shpejt te humbjet. Pas fitores në mesjavë kundër Kastriotit bardheblutë janë mposhtur minimalisht 0-1 nga Laçi në “Selman Stërmasi”, në takimin e vlefshëm për javën e tetë të Superligës.

Pas një pjese të parë të barabartë, në fillimin e fraksionit të dytë të lojës kurbinasit kaluan në avantazh me Xhixhën. Nga ky moment skuadra e drejtuar nga Ze Maria u përpoq të reagonte, madje duke humbur edhe një penallti në minutën e 83-t me Blazhevskin, por deri në fund nuk arriti të gjejë baraspeshën.

Në Durrës Teuta e drejtuar nga Shkëmbi ka lënë pas humbjen me Partizanin. “Djemtë e Detit” kanë fituar pastër 2-0 kundër Kastriotit, falë “dopietës” së Amadu.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?