Trajneri i ri i Tiranës Vangjel Mile

Sport

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, 39-vjeçari beratas firmos për 3 vite: Me përulësi arrijmë objektivat!

14 Korrik, 15:15| Përditesimi: 14 Korrik, 15:28

  • Share

Vangjel Mile është trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka emëruar beratasin, i cili për një periudhë të gjatë kohe ka mbajtur postin e drejtorit teknik të akademisë së Tiranës. 39-vjeçari ka firmosur për 3 vite me kryeqytetasit, të cilët thonë se kjo zgjedhja ka ardhur për shkak të njohurisë që Mile ka ndaj klubit.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Ne.k./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?