Foto ilustruese

Kronikë

Tiranasi tenton të largohet jashtë Shqipërisë me pasaportë false, ‘shtiret’ si holandez, por ‘nuk i ecën’

18 Gusht 2018, 23:55| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 00:06

  • Share

Një tiranas pasi tentoi që të largohej jashtë Shqipërisë ka dështuar të kalojë kufirin me një pasaportë të dyshuar si holandeze. Mirëpo, ai është pikasur dhe arrestuar nga Policia Kufitare e Murriqanit, ndërsa ka tentuar të largohet jashtë Shqipërisë.

Bëhet e ditur se pas kësaj, 50-vjeçari A. A., tashmë i prangosur, do të përballet me drejtësinë për veprën e tij të pa ligjshme që ka kryer.

Deklarata e Drejtorisë Vendore së Policisë Shkodër-  Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 17. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Murriqan-Shkodër, u kap duke përdorur një pasaportë holandeze të dyshuar si të falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër bazuar në nenin 89 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?