Tiranë-Një nxënëse 10 vjeçare është larguar sot nga një shkollë në Fresk pa dijeninë e askujt.
Pas marrjes së njoftimit rreth orës 14:50 uniformat blu nisën kërkimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth shkollës e më tej, arritën të lokalizonin vendodhjen e të miturës.
Fatmirësisht vajza kishte shkuar në shtëpinë e gjyshërve në zonën e Laprakës.
"Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.
Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës", njoftoi sot policia.
E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.
Në këtë moshë që është fëmija , mësuesja nuk mund t'a lejojë të dal nga dera e shkollës pa ardhur një i rritur ( prind, kujdesta etj). Është akoma në fillore. Më pas gjyshërit ti telefonin prindërve. Se kuptoj...
PërgjigjuPo gjysherit pse nuk i telefonuan shkolles e prinderve qe t'i lajmeronin qe femija ishte me ta?! Po shkolla perse i paguan rojet?!
Përgjigju