Tiranë/ 100 € ora për favore seksuale! Të miturit shtiren si vajza në Instagram dhe mashtrojnë meshkujt, përfituan 30 mijë €! Merrnin pagesat e u bënin bllok (VIDEO)

11 Tetor 2023, 08:56| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 10:02

  • Share

TIRANË- Tre të mitur kanë përfituar 30 mijë euro nga një skemë mashtrimi në rrjetet sociale. Ata kishin ngritur një rrjet profilesh false ku shtireshin si vajza dhe ofronin favore seksuale. Një takim që supozohej se do të zhvillohej në ambiente shtëpish private kushtonte 100 euro ora ose në rast se kilentët kalonin gjithë natën do duhej të paguanin 200 euro.

“Sa do rrish dhe sa vonohesh?
Deri nga ora 3.
I bie 200 euro deri në orën 3”, thuhet në një bisedë tjetër.

Mirëpo ky ishte vetëm një kurth i ngritur nga tre të miturit, ku të paktën rreth 150 persona kanë rënë pre. Siç shihet edhe nga video, të interesuarit për favoret seksuale bisedonin në Instagram ku negociohej pagesa dhe vendin ku do takoheshin.

Pas kësaj, ata shkonin në banesën ku i orientonin të miturit përmes llogarive fake duke u hequr si vajza dhe linin pagesën në dritare. Mirëpo, pasi merrnin pagesën të miturit iu bënin bllok në Instagram dhe kështu përfitonin paratë, pa u zhvilluar takimi i presupozuar. Për këtë skemë të ngritur tre të miturit, 16 dhe 17 vjeç, janë vënë në hetim.

Në bisedat e publikuara personat e interesuar pyesin se sa është pagesa.

“Mirëmbrëma! Sa e ke takimin për një orë!
100
A e ke shtëpinë tende apo në hotel?
Kam shtëpinë time”, thuhet në një prej bisedave.

Në video shihet se si të miturit kanë bllokuar 103 llogari në Instagram, të cilët kanë rënë pre e mashtrimit.

“Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, njofton policia.

13 denoncime janë bërë gjatë 2022-shit në Policinë e Tiranës për mashtrime online. ‘Viktimat’ e këtyre rasteve kanë paguar nga 50 euro deri në 1.300 euro, për të përfituar shërbime seksuale me vajza që në fakt ishin profile të rreme dhe i menaxhonin djem që pasi u merrnin paratë, i bllokonin personat që kishin mashtruar.

Ora 09:09
‘Sa e ke takimin për 1 orë, në shtëpi apo hotel?’ zbardhen bisedat e të miturve që hiqeshin si vajza! Mashtrimi në Instagram

Tre të mitur kishin ngritur një skemë mashtrimi në rrjetet sociale, ku supozohej se ofronin takime për favore seksuale. Ata kishin hapur llogari në Instagram duke u hequr si vajza dhe kërkonin 100 euro për orë, ose 200 euro për të kaluar natën.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe disa biseda që të miturit kanë realizuar me të disa përdorues të rrjeteve sociale.

“Mirëmbrëma! Sa e ke takimin për një orë!  

100

A e ke shtëpinë tende apo në hotel?

Kam shtëpinë time”, thuhet në një prej bisedave.

 

“Sa do rrish dhe sa vonohesh?

Deri nga ora 3

I bie 200 euro deri në orën 3”, thuhet në një bisedë tjetër.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Didi: 11/10/2023 10:07

    Me thene te drejten eshte shume per te qeshur. Sa mire ua kane bere.

    Përgjigju
  • Jeton: 11/10/2023 09:47

    Po mire ja benin, sikir ca ka ndodh. Po keta qe jane mashtruar pse nuk arrestohen per prostitucion

    Përgjigju
  • e drejta: 11/10/2023 09:06

    PASKA SHUME BUDALLENJE SHQIPERIA...

    Përgjigju
    • Ke te drejt: 11/10/2023 09:37

      Kush ishte tutori i tyre ne skemen e mashtrimit?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?