Policia e Tiranës

Tiranë/ Bëri sherr me djalin e tij, 50-vjeçari merr peng të miturin, e mbyll në makinë! Arrestohet bashkë me një tjetër

21 Mars, 09:38| Përditesimi: 21 Mars, 10:00

  • Share

TIRANË- Një sherr mes dy adoleshentëve ka përfunduar në pengmarrje! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 50-vjeçar bashkë me një tjetër kanë marrë peng për disa orë një 14-vjeçar.

Pasi 50-vjeçari Çlirim Sina është vënë në dijeni për sherrin e djalit të tij me 14-vjeçarin, bashkë me një 39-vjeçar, Aleksandër Sinën, kanë marrë me forcë të miturin dhe e kanë mbyllur në makinë.

Uniformat blu kanë reaguar duke bërë të mudnur lirimin e të miturit, ndërsa 50-vjeçari dhe Aleksandër Sina janë vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?