Tiranë- Një 15 vjeçar ka denoncuar në polici se është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar brenda në ambientet e një shkolle private në kryeqytet, në rrugën "Filip Shiroka"
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 shtator.
15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës, informoi sot policia.
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, 15- vjeçari së bashku me prindërit e ka denoncuar në polici.
Ndaj të miturit është nisur hetim në gjendje të lirë për akuzën 'Plagosja e lehtë me dashje'.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën "Filip Shiroka", 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit", informoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.