Kronikë

Tiranë/ 15-vjeçari në spital me 3 plumba, zbardhet ngjarja e Fushë Mëzezit! Dy xhaxhallarët binjakë u zunë me armë për shitje kokaine, plagosën nipin e mitur

31 Janar, 08:09| Përditesimi: 31 Janar, 15:27

  • Share

TIRANE-  Një sherr për drogën mes dy vëllezërve binjakë për pak i mori jetën nipit të tyre 15-vjeçar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 janarit në Fushë-Mëzez, kur Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, qëlloi me armë drejt biznjakut të tij, Florant Pëllumbi, por plumbat kapën nipin e mitur, djalin e vëllait më të madh të tyre.

Ngjarja fillimisht u mbajt e fshehtë brenda familjes dhe u tentua që policia të orientohej në drejtim të gabuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Nazmi Pëllumbi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin Florant Pëllumbi, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve” informoi sot policia.

Në spital, i mituri që u mori me 3 plumba, 1 në shpatull dhe 2 të tjerë në krah, u tha hetuesve se ishte qëlluar 4 herë drejt derës së oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, plumba të cilët sipas tij e kapën. Dëshmi të ngjashme dha edhe i ati, i cili u tha hetuesve se kishte dëgjuar të shtëna dhe pa djalin e tij që vinte i plagosur.

Por, kur ekspertët kriminalistë mbërritën në vendngjarje, dëshmitë nuk u përputhën. Dera e oborrit ishte qëlluar nga 5 plumba, nga brenda jashtë, duke rrëzuar mundësinë e një atentati jashtë rrethimit. Hetuesit u bindën se plumbat u qëlluan nga oborri i shtëpisë. Përballur me dinamikë të pakundërshtueshme, të gjithë ngjarjen e rrëfeu para hetuesve nëna e të miturit. Ajo deklaroi se kunetërit e saj, Nazmi dhe Florant Pëllumbi u konfliktuan për mosdakordësi të shitjes së kokainës. Debati përfundoi në oborrin e përbashkët të dy familjeve dhe Nazmiu sipas saj nxori pistoletën dhe nisi të qëllojë drejt vëllait binjak, duke lënë të plagosur nipin, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Në çast familjarët thurën planin për fshehjen e ngjarjes, e cila u zbardh brenda pak orësh nga Sektori i Krimeve të Rënda i Policisë së Tiranës. Autori Nazmi Pëllumbi u shpall në kërkim, pasi u largua nga shtëpia, ndërsa në shtëpinë e binjakut të tij, Florant Pëllumbi, blutë gjetën sasi kokaine, e cila dyshohet se solli konfliktin me armë. Ai u arrestua, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nuk bashkëpunoi me hetuesit për të dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

29 vjeçari Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Ndërsa Florant Pëllumbi, po 29 vjeç u arrestua  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Ora 10:12
Plagosja e 15 vjeçarit në Fushë Mëzez/ E ëma tregoi sherrin mes kunetërve që përfundoi me të shtëna me armë! Vëllezërit binjakë, dyshohet se janë përfshirë në shitjen e kokainës

1738313986_nazmipllumbidheflorantpllumbi.png

Foto: Vellezerit, Nazmi dhe Florant Pëllumbi

Shqiptarja.com dhe Report tv ka siguruar foton e dy vëllezërve binjakë që u përfshinë në konflikt dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.

Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj. Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme, informon gazetari Sokol Dema. 

Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.

Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait Nazmi Pëllumbi  që është shpallur në kërkim ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak Florant Pëllumbi

 

Ora 09:31
Zbardhet plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, arrestohet xhaxhai, në kërkim vëllai binjak

Foto: Nazmi Pëllumbi 

Policia ka shpallur në kërkim xhaxhain e 15 vjeçarit që u plagos mbrëmë në banesën e tij.

Sipas policisë i riu gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari, nipin e tyre.   

 

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).    

 Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.    

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast: 

u shpall në kërkim shtetasi Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

 -u arrestua shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 313: 31/01/2025 11:09

    hajde hajde me mire ti kishe gjujt me tritol vllait

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?