Policia e Tiranës

Kronikë
Top 24

Tiranë, 16-vjeçarja largohet nga shtëpia, familja denoncon në polici

6 Tetor 2018, 19:28| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 19:33

  • Share

TIRANE - Një 16-vjeçare është larguar nga shtëpia e saj një ditë më parë pa lënë asnjë adresë. E mitura është larguar nga banesa mesditën e të premtes dhe kjo ka bërë që familjarët t'i drejtohen policisë. Kur kanë kaluar 24 orë, 16-vjeçarja nuk është kthyer në banesë dhe policia e ka deklaruar të zhdukur. Ka qenë e ëma e saj, M.S, 39-vjeçe që ka denoncuar largimin nga banesa të të bijës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05. 10. 2018, shtetasja M. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?