Kronikë

Tiranë/ 17- vjeçari me biçikletë përplaset nga makina në 'Don Bosco', ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor (VIDEO)

8 Maj 2020, 18:02| Përditesimi: 8 Maj 2020, 18:22

  • Share

TIRANË- Një 17-vjeçar duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga makina tip Ford gjatë orëve të pasdites së ditës së sotme.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, drejtuesi i mjetit H.M., aksidentoi të miturin A.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti tip Ford Mondeo me targë AA118KG është dëmtuar në pjesën e xhamit të përparmë nga përplasja e fortë me biçikletën. Në vendin ku ndodhi aksidenti shihen qartë këpucët e 17- vjeçarit të shpërndara në tokë

Grumbuj të rinjsh janë mbledhur për t'i dhënë ndihmën e parë djalit, pa menduar për distancimin social prej përhapjes së COVID-19.

Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit dhe nëse shoferi që po ngiste mjetin po ecte me shpejtësi. Sipas deklaratës së policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?