Tiranë/ 21-vjeçari godet me grusht punonjësin e OSHEE-së

27 Mars, 13:40| Përditesimi: 27 Mars, 14:09

  • Share

TIRANË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së. Sipas policisë, i riu ka goditur me grusht punonjësin e OSHEE-së i cili ishte në detyrë.

“A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?