Kronikë

Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë

24 Dhjetor 2024, 11:49| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 13:27

  • Share

Tiranë-Antidroga e Tiranës e ka arrestuar Kristian Buçin brenda parkingut në QSUT ditën e sotme. Ndaj tij kishin nisur hetimet prej 4 muajsh pasi dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.

Policia ka finalizuar operacionin ‘Interruption’, ku bëhet me dije se gjatë kontrolleve në automjetin e 22 vjeçarit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, janë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.   

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike dhe sasinë e municionit luftarak. 

 Është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.  Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1735042951_kristianbuci.jpg

 

Kristian Buci

Ora 13:23
U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit

1735042951_kristianbuci.jpg

Foto:  Kristian Buçi

Report Tv ka siguruar foton e Kristian Buçit, i arrestuar nga Antidroga për shpërndarje të kokainës. Burime bëjnë me dije se i riu kishte rolin si furnizues i shpërndërve më të vegjël.

Ai shiste kokainën nga 10 deri në 20 doza. Lëndën narkotike e blinin shpërndarës të tjerë që e shisnin më pas në klientë të ndryshëm

. Kryesisht drogën e shiste në afërsi të QSUT, Freskut dhe në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?