Tiranë, 22 vjeçari merret peng nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

2 Gusht, 10:15| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:10

  • Share

Tirane- Një 22 vjeçar është marrë me forcë nga një lokal të Tiranës dhe pasi është futur në makinë është dërguar në Shëngjergj të Tiranës ku ëshë dhunuar fizikisht.

Pollicia e Tiranës bën me dije se autorët e kësaj pengmarrjeje janë vëllezërit Arjan. Ç., 41 vjeç,  Agim Ç., 38 vjeç dhe Erind K, 27 vjeç.

Shqiptarja.com e Report Tv mëson së vëllezërit në bashkëpunim me të afërmin e tyre Erind.K kanë marrë peng në një lokal në Tiranë një 22-vjeçar, e kanë futur në makinë dhe e kanë rrahur e dhunuar në Shëngjergj të Tiranës.  

I riu është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Policia dyshon se 22 vjeçari është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre dhe ata nuk kanë qenë dakord.  Pasi mori informacion policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjerjes dhe ka mundur ta liroj dhe arrestojë 3 autorët.

Të tre akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, informoi sot policia e Tiranës.', njofton policia.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/08/2024 02:06

    Akuza e pa plote,vetem pengmarrje!Po akuzat per rrembim,rrahje,keqtrajtim dhe presion psikologjik ku jane,apo per pykat e policise e prokurorise keta e kane torturuar /kinezce/?!

    Përgjigju
  • Eneo: 02/08/2024 22:03

    Akoma paska nga kto kafshet me kanun njerez koti meritoni burgun per rehabilitim

    Përgjigju
  • Or shpaj...: 02/08/2024 13:30

    Duan te ndalojne njerezit me dashuru ne 2025 Dashuria e cila ka lind me njerzimin qe ne diten 1 Me Adamin dhe Even dhe cdo dite e me shume duke u dashte Kushdo duke ndjere gjene me te bukur ne jete Dhe me hyjnore sic eshte dashuria.. Po si doni ti ndaloni o kafshe, po nuk ka shance ne bote Ska ndodh as ska per te ndodh, dhe gruja jote e motra e vajza Kushdo do bi ne dashuri e do provoje eshte e pa ndalshme, Vetem mos e pac fat dhe 50 vjec ta kthen shpinen, Jo me ciftet e reja! Ju jeni plera sjeni njerez, akoma me presione e me dhune.. Leri njerezit te bejne secili jeten e vete se skeni asnje te drejte Te ndaloni askend, qofte dhe vajza e motra juaj..

    Përgjigju
  • Agjenti: 02/08/2024 11:25

    Ec shpellaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?