Foto ilustruese

Tiranë/ 29-vjeçari vihet në pranga! Kontrabandonte veshje dhe i stamponte logo false duke i shitur me çmim shumë të lartë

2 Mars, 11:07| Përditesimi: 3 Mars, 01:44

  • Share

TIRANË – Babë e bir blenin rrobat kontrabandë në Turqi dhe pasi i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, i shisni me çmime shumë të larta. 

Policia informoi se ka arrestuar djalin 29 vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Brands”. 

29-vjeçari e ushtronte aktivitetin në banesën e tij, ku bënte magazinimin dhe më pas shitjen në dy subjekte në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

" 29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën "5 Maji", mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta"  informoi policia e Tiranës më 2 mars 2024.      

Më parë, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Djali i arrestuar është identifikuar me inicialet D.A.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?