Kronikë

Tiranë, 33-vjeçari në hotel me pistoletë dhe kokainë! Policia i hyn në dhomë, i riu bën rezistencë

2 Shtator 2024, 16:09| Përditesimi: 2 Shtator 2024, 22:24

  • Share

Policia arrestoi një 33-vjeçar për të cilin kishte marrë informacion se qarkullonte me armë zjarri.

Efektivët e komisariatit numër 2 i shkuan për kontroll në një dhomë hoteli ku ai po qëndronte në Rrugën e Kavajës, por gjatë ndërhyrjes, i riu, Klaus Aliaj, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, megjithatë, arritën ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë.

Përveç pistoletës pa leje, 33-vjeçarit iu gjet me vete edhe kokainë, të cilën ishte duke e konsumuar në dhomën e hotelit.

E.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?