Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin, Spartak Cara, i shpallur më herët në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai dyshohet se ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së, e cila kishte shkuar në lokalin e tij për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike”, njoftoi Policia e Tiranës.
Komente
