Spitali i Traumës

Tiranë/ 39-vjeçarja kafshon dhe godet policin, dhunon edhe rojen në Spitalin e Traumës, vihet në pranga! S'e lejuan të shihte djalin që po mjekohej

20 Gusht, 08:11| Përditesimi: 20 Gusht, 09:07

  • Share

TIRANË- Një 39-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur policin dhe punonjësin e sigurisë në Spitalin e Traumës. 39-vjeçarja Henxa Deliu kishte kërkuar të futej në ambientet e brendshme të spitalit, pasi djali i saj po merrte mjekim.

Por, roja nuk e ka lejuar dhe 39-vjeçarja e ka goditur. Më pas, roja ka lajmëruar policët që ta largojnë, por gruaja ka kafshuar një prej policëve në shpatull dhe e ka goditur.

39-vjeçarja është arrestuar për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen Henxa Deliu, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pse: 20/08/2024 18:35

    Pse nuk lejohet nena te shohi femijen kur neper spitalet tona vlojne vizitat si per dasem?

    Përgjigju
  • Inisa: 20/08/2024 12:42

    Gruaja nuk i ka dhene lek as rojes as policit prandaj jan sjell ashtu me te,po nuk dhe pare nuk ta hap rrugën njeri

    Përgjigju
  • fifi: 20/08/2024 09:53

    Kjo që ka kafshuar policin njeri është apo qen se emër qeni paska.

    Përgjigju
  • Rewq: 20/08/2024 08:55

    Shum gabim gruaja qe ka ber ket veprim ajo nuk duhet te merret fare me shtresen me te ulet te shoqerise shqiptare doktorret dhe policat.

    Përgjigju
    • Ago Agai: 20/08/2024 16:31

      Shumica nga Doktorat dhe policat ndihmojnw dhe shpetojne jete. Ti Rewq rrezik edhe 8 vjecaren e ke marre me mik. Llumi ze ne goje doktoret...!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?