Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ 45-vjeçari goditet me send të fortë nga një i panjohur, përfundon në spital

28 Shtator, 13:58| Përditesimi: 28 Shtator, 14:00

  • Share

Një 45-vjeçar është goditur ditën e djeshme me një send të fortë nga një i panjohur dhe ka përfunduar në spital.

Policia e Tiranës thekson se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Më datë 27.09.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi S. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se një shtetas i panjohur prej tij e ka goditur me një send të fortë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?