Spitali i Traumës

Tiranë/ 47-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit të Traumës dhe humb jetën! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

25 Shkurt, 09:43| Përditesimi: 25 Shkurt, 09:49

  • Share

TIRANË- Një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të ditës së sotme, 25 shkurt.

47-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia thotë se ai ishte paraqitur te Trauma për ndihmë mjekësore më datë 24 shkurt, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, policia thotë se 47-vjeçari ka tentuar edhe herë të tjera që të vetëvritet.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë. 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 25/02/2024 11:20

    Me fal, psikologu ku ka qënë aty apo me shume mundesi nuk do te kete pas fare psikolog, duke marre parasysh dhe ndjeshmerine per njerezit qe gjenden aty mes shume shqetesimeve jo vec fizike. Duhet dhe ndihma e psikologut aty patjeter. Shtet i deshtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?