TIRANË- Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka tentuar të ngacmojë një vajzë 24-vjeçare. Ai ka arritur që t’i futet vajzës në banesë, ndërsa policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij një armë të ftohë.
“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë”, njofton policia.
Ndërkohë, 3 të tjerë kanë rënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe partnereve.
“M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia.