Tiranë, 48-vjeçari kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, i fshihte në ambiente të braktisura

22 Qershor 2020, 12:49| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 13:44

  • Share

Një 48-vjeçar nga Tirana u arrestua pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur. 48-vjeçari me iniciale D.A akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë një ditë më parë gjashtë persona, 4 nga Tirana dhe 2 nga Korça u arrestuan si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Sipas policisë këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Me akuzën e implikimit në trafikun e arabëve pak javë më parë u ndalua dhe më pas u lirua nga gjykata për të vijuar hetimet në gjendje të lirë drejtuesja e Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Enkeleda Toska, bashkë me disa zyrtarë të këtij institucioni. Report TV solli ekskluzivisht rrugëtimin e refugjatëve sirianë që pas futjes ilegalisht në Shqipëri përfundojnë në kryeqytet të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?