Komisariati nr.4 në Tiranë, foto arkiv

Kronikë

Tiranë/ 5 të mitur bëjnë për spital tre persona, i sulmuan me armë të ftohta! Sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

11 Shtator, 13:03| Përditesimi: 11 Shtator, 13:19

  • Share

Pesë të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç,  janë arrestuar nga policia e Tiranës pas një sherri me armë të ftohta me tre të tjerë, të cilët përfunduan në spital. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 19:50 në rrugën "Ali Begeja", ku të plagosur mbetën Ahmed Agolli 22-vjeç, dhe dy 19-vjeçarët Hendri Rasa dhe Klaus Miha, dhe të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se sherri mes të rinjve ka nisur një natë para sulmit. Adoleshentët po konsumonin cigare hashashi para një lokali dhe të plagosurit u kanë kërkuar të largohen nga aty. Pas kësaj, të nesërmen, të miturit kanë thirrur edhe shokë të tjetë të tyre, rreth 15 veta dhe të maskuar janë futur në lokal dhe kanë sulmuar të rinjtë që debatuan një natë më përpara. 

Nga kamerat e sigurisë janë identifikuar vetëm 5 persona, mes të cilëve më kryesorët, ndërsa për tjerët po punohet për identifikimin e plotë. Sakaq, në vendin u ngjarjes u sekuestruan dy armë të ftohta që u përdorën gjatë konfliktit. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan 5 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi më datë 10.09.2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Ali Begeja”, dyshohet se kanë goditur me armë të ftohta, shtetasit A. A., 22 vjeç, H. R., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u gjetën në vendngjarje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë të ftohta, të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit", njoftoi policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?