Policia e Tiranës

Tiranë/ 58-vjeçari humbi jetën pasi ra nga pallati në ndërtim, arrestohet administratori i firmës

31 Korrik, 09:13| Përditesimi: 31 Korrik, 09:16

  • Share

TIRANË- Administratori i firmës së një pallati në ndërtim në Tiranë, është arrestuar pasi një 58-vjeçar humbi jetën. 

Policia njofton se ka arrestuar administratorin e firmës, 47-vjeçarin Dh.M., për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh”, njofton policia.

58-vjeçari A.Sh., humbi jetën një ditë më parë në spital, pas dëmtimeve të marra nga pasi u rrëzua nga një pallat në ndërtim në Liqenin e Thatë në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?