Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta

9 Janar, 22:05| Përditesimi: 9 Janar, 22:20

  • Share

TIRANË – Një 69-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të enjte në rrugën “Ndre Mjeda”.

Sipas policisë, 69-vjeçari i identifkuar me inicialet B.D. është goditur me thikë nga një 45-vjeçar me inicialet B.M..

Në njoftimin zyrtar thuhet se fillimisht ka qenë i moshuari që ka goditur me sende të forta 45-vjeçarin dhe më pas ky i fundit e ka qëlluar me mjet presës.

“Më datë 09.01.2025, rreth orës  21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.”,-njofton policia.

Të dy këta persona ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe  po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 

K.M/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?