Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ 71-vjeçari i zhdukur prej dy ditësh, i biri denoncon rastin

20 Qershor, 10:38| Përditesimi: 20 Qershor, 10:41

  • Share

Tiranë- Një 36-vjeçar ka denoncuar në policinë e kryeqytetit zhdukjen e babait të tij.

Bëhet me dije se 71-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 18 qershor dhe prej këtij momenti familjarët nuk kanë asnjë informacion në lidhje me të moshuarin.

Pas denoncimit blutë po punojnë për gjetjen e 71-vjeçarit.

“Shtetasi N. R., 36 vjeç, kallëzoi se më datë 18.06.2025, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi B. R., 71 vjeç. Punohet për gjetjen e 71-vjeçarit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?