Takimi diplomatik me të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze Wu Hongbo

Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze

2 Korrik, 18:00
  • Share

TIRANË - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, i cili vizitoi Shqipërinë.

Vizita e Hongbo vjen në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, moment i cili nënvizon vullnetin për të çuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për të ardhmen.

Bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin dypalësh për të punuar së bashku, për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dypalësh dhe  atë shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.

Palët ripohuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve mes popujve, si një bazë që nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të ardhmen dhe shërben si katalizator për gjenerimin e zgjidhjeve dhe adresimin e sfidave.

Dy zyrtarët u fokusua në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?