Skandali tek Onkologjiku, zhvasin pacientët me tumor! I mohonin shërbimin, i orientonin tek klinika private e doktorit! 7 në hetim, mes tyre ish zv/drejtoresha e QSUT, 2 mjekë e personeli

25 Qershor, 09:35| Përditesimi: 26 Qershor, 13:40

  • Share

Tirane- Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut në QSUT.  Ndërsa pacientët të diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik,  orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit  në Tiranë.  

Jo vetëm kaq.Telefonat e mjekëve dhe koordinatorëve të shërbimit kanë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë kanë rezultuar biseda e pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostatike me vlera të konsiderueshme që nxirreshin jashtë spitalit Onkologjik apo bliheshin me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, si dhe tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu aparatura e vetme 'Kobalto Terapinë' e cila shërben për radioterapitë u la jashtë kushteve teknike me qëllim që pacientët të mos e merrnin shërbimin tek Onkologjiku por në klinika të tjera private, duke u kthyer në burim rreziku jo vetëm për mjekët që punonin por dhe pacientët.

Skema 

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj ka marrë të akuzuar zv/drejtoresha e QSUNT-së,Brikena Qirjazi, 2 mjekë të spitalit të Onkologjikut, Edmond Gashi e Alketa Ymeri (Pere) Koordinatorin pranë këtij spitali, Emiljano Lela, administratorin e klinikës 'Megis', Halil Gashi dhe administratori i farmacisë Florian Marku. Ndaj tyre Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, detyrim me paraqitje 

Sipas prokurorisë së Tiranës 'në bashkëpunim me njëri-tjetrin mjekë, specialistët dhe administratori i spitalit të Onkologjikut orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT"

Për çfarë akuzohen 

"Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte" thuhet në dosje.

Si përfundonin pacientët tek klinika private e doktorit "Megis" 

Pjesë e skemës ishte Emiljano Lela, doktori i Onkologjikut, Edmond Gashi, administratori i klinikes Halil Gashi dhe mjekja Alketa Ymeri.  
Emiljano Lela i cili kishte detyrën e koordinatorit në Shërbimin onkologjik merrte pacientët pa rradhë dhe i dërgonte tek mjek tjetër nga ai që ishte rekomanduar dhe konkretisht tek Edmond Gashi. Për pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit ai merrte përqindje dhe kjo e parë dhe nga kqyrja e telefonit. Si rregull nuk lejohet kalimi i pacientëve nga një mjek në tjetrin ditën e parë të vizitave, kjo është pohuar për prokurorinë e Tiranës edhe nga shefja e shërbimit Silvana Çeliku, shefi i radioterapisë Orgest Spahiu dhe administratorja Alketa Ile Dhimitri.

Më pas mjeku Edmond Gashi i sugjeronte pacientët të shkonin tek klikina e vet private duke iu shpjeguar se është rradhë e madhe në spitalet shtetërore dhe situate është emergjente.

Më pas i braktiste 

"Mjeku nuk shkonte tek pacientët që kishte në klinikën e vet private kur lajmërohej nga infermierët se pacienti ka temperaturë duke thënë ‘vari leshtë’ kjo e vërtetuar dhe me interceptimin telefonik të përshkruar më sipër. Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë' thuhet në dosje.

Halil Gashi i cili ishte administrator i klinikës ‘Megis’ nuk jepen fatura tatimore për operacionet e kryera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi etj.
Gjithashtu mjekët punonin të paregjistruar si rasti i mjekes Aleta Ymeri (Pere) e cila ka firmosur në kartelën e pacientes B.XH por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike. Vetë mjekja Alketa Ymeri për këtë u shpreh se ka marrë më shumë prej 10 mijë lekësh nga Edmond Gashi.

Ilaci e Onkologjikut tek farmacia e Florian Markut u ble 1300 euro 
Hetimet janë në vijim të një operacioni të ndërmarrë në janar 2023 të koduar "Rrugëtimi" në kuadër të të cilit u ndaluan 16 persona gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë. 

Veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria sjell rastin e farmacise Florian Marku ku është blerë ilaci kontrabandë 1300 euro. 

Pranë subjektit farmaceutik 'Florian Marku" është blerë ilaçi ‘Valmor’ që shërben për të sëmurët me kancer, është bar kontrabandë në vlerën 1300 Euro, i blerë pranë këtij subjekti.
Në momentin e blerjes të këtij, përveçëse kutia nuk ka pasur pullë të vendosur nga AKBPM-ja, barkodi ka qenë i dëmtuar, ç’ka nënkupton barn ose është spitalor i vjedhur i shtetit ose është barn i falsifikuar.

Lanë 3 vjet 'Kobalto Terapinë' jashtë kushteve teknike duke u kthyer në burim rreziku

Aparatura 'Kobalto Terapia' që ishte blerë që në 2021 nuk ishte vendosur në funksion duke u kthyer në rrezik jo vetëm për mjekët por dhe pacientët.

 Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të  diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje" informoi prokuroria.

Për këtë prokuroria akuzon zv/drejtoreshën QSUNT-së që mbulonte shërbimin onkologjik,Brikena Qirjazi dhe Drilona Kishta ish specialiste e zyrës së rrezateve pranë QSUNT-së.   

"Si zv. drejtoresh e ngarkuar për mbulimin e shërbimit onkologjik nuk ka marr masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit duke mos iu ofruar pacientëve shërbimin e duhur dhe duke lënë si alternativë të vetme burimin e kobaltitit nuk i është lënë zgjedhje pacientëve për mënyrën e trajtimit të tyre, ashtu si bëhet në vendet europiane. Nuk ka marr masa në kohë për zhvendosjen e pajisjes së burimit të kobaltit nga dhoma e vjetër e brakioterapisë në dhomën e kobalo terapisë pavarësisht faktit të hotspoteve që shfaqeshin nga matjet që iu bënë nga eksperti gjerman. 
Nuk janë vënë pranë ZMR-së të dhënat e ekspertit edhe pse është kusht për licensimin para momentit të ardhjes së tij në Shqipëri për arsye sigurie. 
Është bërë zhvendosja e pajisjes nga dhoma e brakioterapisë në dhomën e kobaltoterapisë, ku edhe këtu pajisja nuk rezulton ende funksionale edhe pse koha e përdorimit të saj po skadon dhe përpos këtij fakti nuk janë marr masat e duhura për zhvendosjen e saj pasi nuk janë bërë nën mbikëqyrjen e ZME-së. Gjithashtu nga ana e saj nuk është lënë një person përgjegjës që të marr në dorëzim burimin e kobaltit" thuhet ne dosje.

Roli i Drilona Kishta 

Ekspertiza e dorëzuar (që e ka bërë Drilona) nuk është në përputhje me deklaratën e përfaqësuesve të njësisë së Radioterapisë dhe se ekspertiza duhej kryer edhe njëherë.  
Kjo ekspertizë është bërë para porositjes së burimit të kobaltit, çka nënkupton që nga ekspertizë e gabuar është bërë porosia e një burimi përveç kostos financiare nuk është vendosur në punë dhe nuk ka shërbyer as për kurimin e pacientëve. 
Nëse i referohemi vendimit nr.638 të datës 07.09.2016 neni 6 i tij mbi “Sistemet e Menaxhimit të mbetjeve radioaktive”, i cili aplikohet në të gjitha fazat e menaxhimit të mbetjeve radioaktive përcakton se ky proces aplikohet në të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurimin, sistemit dhe përbërësit në të gjitha fazat e zhvillimit të depos së menaxhimit të mbetjeve radioaktive. 
Neni 8 i këtij vendimi përcakton se të licensuarit për aktivitete që prodhojnë mbetej radioaktive sie dhe të licensimit për depon e menaxhimit të mbetjeve radiokative marrin të gjitha masat për kontrollin e tyre si më poshtë:
a.Parandalimin e çdo veprimtarie të paautorizuar në zonën e ruajtjes së mbetjeve radioaktive.
Vendimi nr.801 i datës 11012.2019 neni 5 i saj mbi ‘Përgjegjësinë për mbrojtjen dhe sigurinë’, pika 3 e këtij neni për palët kryesore përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë janë:
a.Të licensuarit ose personi fizik, juridik përgjegjës për pajisjet dhe aktivitetet për të cilat kërkohet njoftim.
b. Punëdhënësit në lidhje me ekspozimin në punë
c. Praktikuesit mjekësor radiologjik, në lidhje me ekspozimin mjekësor,thuhet ne dosje. 

Sekuestrohet klinika mjekesore 'Megis' 10 mije euro ilace kontrabande 
Mësohet se është bërë dhe sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K në pronësi të mjekut Edmond Gashi dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Gjithashtu eshtë ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik me administrator Florian Marku dhe që subjekti kishte të njëjtin emër. 

Personat ne hetim
1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)  - akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”
2- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) - akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
3- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik - akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
4- Emiljano Lela - Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, - akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
5- Halil Gashi – administrator i klinikës private Megis, - akuzohet për ‘Fshehjes se te ardhurave” masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
6- Florian Marku -administrator i  farmacise Florian Marku per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande”
6- Drilona Kishta  ish-specialist pranë QSUNT ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 11:10
Pacientët me tumor s'i mjekonin tek Onkologjiku i çonin tek privati! Të infiltruarit zbuluan skemën

1719305684_ilacet.jpg

Foto: Eurot e sekuestruara ne farmacine Flori Farma

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi mëson se kemi të bëjmë me një hetim që ka zgjatur prej 1 vit e gjysmë.

Kanë qenë denoncimet e shumta që janë bërë në media por dhe nga qytetarë që të vërtetojë s

Persona të infiltruar janë futur në komunikim me mjekët për të verifikuar akuzën.

Prokurori i dosjes është Bledar Valikaj.

Ora 11:05
Foto/ Ja 10 mije eurot dhe Ilaçet e sekuestruara në 'Flori Farma'

Shqiptarja.com dhe Report tv siguron foto të ilaceve të sekuestruara në subjektin farmaceutik të ‘Flori Farma’ ku u sekuestruan një shumë e konsiderueshme e ilaçeve kontraandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.

Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

 

Ora 10:35
Pacientët me tumor s'i mjekonin tek Onkologjiku i çonin tek privati! Prokuroria: Lanë 'Kobalto Terapinë' jashtë kushteve teknike duke u kthyer në burim rreziku

Operacioni që zbuloi skemën e abuzimit të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi u kodua Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.

Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

Ora 09:51
Masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut, policia: Nuk iu dhanë qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i orientuan tek privati

1719307559_onkologjikumegisfarma.jpg

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurisë për disa mjektë dhe pjesëtarë të stafit të spitalit Onokologjik.

Njoftimi i plotë i policisë

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka finalizuar operacionin policor “Kobalti”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

- “Arrest në shtëpi” për shtetasin Edmond Gashi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”;

- "Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku, 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen Alketa Ymeri (Pere)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen Brikena Qirjazi, 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për verën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin Halil Gashi, banues në Tiranë, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave";

- Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën është vendosur masa e sigurisë "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi rezulton jashtë RSh-së.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar.

Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 26/06/2024 09:28

    Ketyre mostrave u pershtatet kenga :O DJEM REMBENI PUSHKET.....

    Përgjigju
  • durra: 26/06/2024 08:05

    ishalla o zot i madh beheni me tumor ju dhe gjitha familja juaj o plehra...jua nxjerrte zoti ke familja juaj o ndyresira....mjek ju

    Përgjigju
  • populli: 26/06/2024 04:40

    njerez pa shpirt plera yyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Iris: 26/06/2024 00:46

    Me te vertet eshte pak t'a quash skandal,eshte pak t'a quash turp,eshte pak te ngresh per te akuzuarit vetem akuza te tilla si /shperdorim detyre/,/fshehje te ardhurash/,apo /kontrabande/! Keto maskarlleqe behen ne te gjithe spitalet e vendit,(e dine te gjithe),por te besh kete paturpesi dhe me pacientet e onkologjikut,nuk di cfare emri t'i vesh?!Keta kriminele jo vetem qe shperdoruan detyren,por rrezikuan jeten e pacienteve dhe te kolegeve,duke i detyruar te shkonin ne klinika private e duke i detyruar te blinin ilace me origjine te dyshimte me cmime super te larta,pra bene pazar me jeten e tyre dhe perfituan nga qe keto jane semundje nga me te rendat e pacientet e te afermit ishin te deshperuar per nje kurim efikas dhe keta matrapaze,se emrin e mjekut nuk e meritojne,ua tundnin dhe ua mbanin para fytyre sherbimet e ilacet si mishin nje qeni te uritur.Me beri pershtypje se si koleget e tyre qe i dine sa te rrezikshme jane aparaturat e kimios dhe rrezatimet e tyre,nuk kane bere asnje ankese,apo denoncim! Keta matrapaze jo vetem duhen denuar,por u duhet hequr licensa e ushtrimit te profesionit pergjithemone e per cfaredo spitali e klinike,publik apo privat e kudo qe te shkojne si Gjermani,Itali,etj e te tentojne te kerkojne pune,apo te tentojne te njesojne diplomat, t'a kene ne rezyme perhere,se bashku me diplomen.

    Përgjigju
  • andi: 25/06/2024 17:24

    ky eshte edi rama,,,kjo eshte shendetsia e tij...njerezit vdesin sepse nuk kane ilace,,,,nuk kane aparatura,,, nuk kane mjeke te hajrit...dhe keta njerez qe vdesin jane dhe te majte dhe te djathte...pa dalllim..ky hajdut i heq te drejten per te jetuar,,,JETA E NJERIUT ESHTE KAPITALI ME I CMUAR....JETA E NJERIUT NUK KTHEHET ME PO IKU....

    Përgjigju
  • goni: 25/06/2024 17:17

    MINISTRE LESHI,,,,PA PUNUAR NJE DITE NE SHENDETESI...IK JEP DOREHEQJEN MOJ E PAAFTE,,,MOJ PISE,,PALE NA BEN EDHE SIKUR NUK DI GJE,,,,TE GJITHE DOKTORET MARRIN PARE NE DORE,,PAVARSISHT SE KE SIGURACION....

    Përgjigju
  • ardit kalaja: 25/06/2024 16:10

    nje lutje kam per Shqiptaret e Kosoves, mos kerkoni kurre te bashkoheni me zullumqaret e Shqipnise se do prisheni dhe ju, vazhdoni e kembengulni te ngrini shtetin tuaj modern, keni nje shoqeri qytetare te shendoshe dhe mbi te gjitha humanitet dhe dashuri per Kosoven, ne te Shqipnise jemi te gjithe Maskarenje e te na vene zjarrin nga e pari tek i fundit.

    Përgjigju
  • emigranti: 25/06/2024 16:09

    Arsimi yll, drejtesia super, shendetesia shkelqen, bujqesia me mire nuk behet. rrofte mbreti!

    Përgjigju
  • emigranti: 25/06/2024 15:43

    po jemi plot me turiste ama.

    Përgjigju
  • REANIMACION: 25/06/2024 15:26

    MONSTRA....nje i njohur i imi kishte bere praktiken tek reanimacioni Tirane, pas 5 vitve studime infermieri. Aq shume eshte tronditur nga ajo qe ka pare aty sa qe e la fare si profesion. Tronditja erdhi jo nga te semuret por sjelljen e pashpirt e mjekeve dhe infermiereve me pacientet dhe fallcitetin dhe luften kush te dale tek dera per te takuar familjaret per te marre leket. Nuk e di a eshte keshtu ne gjithe boten apo vetem ketu tek ne sepse nuk njohim gje tjeter ne ket jete pervec LEKUT.... MOSNTRA FILLIM E MBARIM

    Përgjigju
  • Genti: 25/06/2024 15:15

    O doktor plehra o doktore pa dinjitet, e kalofshi ne femijet tuaj, duhet te keni frike nga zoti se do ju dale shpirti per gazep o felliqesira

    Përgjigju
  • Rudi: 25/06/2024 13:05

    E gjith kjo situate eshte puna dhe zullumet qe ka bere Manastirliu dhe qenushja e saj , Enida Xhumari, ati e shkatërruan QSUT, keto te dyja e shkatërruan dhe prishen çdo gje qe ishte ndërtuar. SPAKU, fle gjume normal merret me specialiste te thjeshte

    Përgjigju
  • Genti: 25/06/2024 11:36

    Ishalla ju bëhen femijet pacienta te onkologjiku, se vetem keshtu do e kuptoni dhimbjen

    Përgjigju
  • E DREJTA: 25/06/2024 11:35

    KETO JANE ME KEQ SE KRIMINELET...TI FUSIN NE BURG DHE TI HEDHIN CELESAT NE LUM QE MOS TE DALIN ME

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/06/2024 11:29

    Kurse un kam shum besim te hakmarrja e zotit ndaj ktyne personave kur tju nodhin nej gja ne familje vetem se nuk ka me ju zbrit zoti e me ju than te veshi qe e keni prej filan gjaje qe keni ba gjat jetes

    Përgjigju
  • Daja ipacientit: 25/06/2024 10:57

    Spitali onkollogjik eshte spitaliku korrupsioni ka dale sheshit,dokktoret sa mbaronin operacionin te kërkonin zarfin me leke, pa turp fare,atij spital nuk di si me ja vu emrin,spitali i korrupsionit,verifikoni pasurit e doktorëve

    Përgjigju
  • WhoCares: 25/06/2024 10:49

    Aaa per kete kliniken ia pezullojne aktivitetin, ama per incineratorin kane frike nga arbitrazhi. Ju rafte kanceri te gjitheve ju qe e keni rrjepur kete popull e mos gjetshi derman ndyresira

    Përgjigju
    • REQI: 25/06/2024 11:52

      Kanceri te rente ty qe ja uron te tjerve dhe qe nuk arin te kuptosh diferencen midis nje koncesioni dhe nje klinike private.DO jesh njeri i ketyre te pafytyrve qe kan arrestuar. Mos befsh piken e hajrit

  • Shqip: 25/06/2024 10:42

    Kriminela.

    Përgjigju
  • Zemer nëne: 25/06/2024 10:37

    Kto lloj perbindesh duhen var ne litar.Arrest shtepie esht turp.I duhet injektuar tumor ne trup dhe duhen len pa kura te vdesin si krimba pa meshire.Fatkesia esht se do dalun te paster dhe do vazhdojn punen sic ka ndodh dhe me skandale te tilla pasi gjykatat blihen me leket qe kto kriminel kan perfituar nga te semuret.Zoti ua qoft kancerin ne femijet e tyre

    Përgjigju
  • Erik: 25/06/2024 10:33

    Kush i ben keto gjera me vetedije, iu befshin leket qe marrin ilaçe dhe semundje per veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?